Spanja vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës për shkak të "bindjeve politike" të mbështetura në ligjin ndërkombëtar. Deklarata u bë nga kryeministri spanjoll Jose Luis Zapatero gjatë një konference për shtyp në Madrid me presidentin serb Boris Tadiç.
Ky i fundit përsëriti qëndrimin e Beogradit se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Tadiç shtoi se nuk sheh kundërshti mes qëndrimit të Spanjës për të mos ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe faktit se ka trupa atje.
Spanja është një nga pak vendet e BE-së që nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Spanja i dha mbështetjen Serbisë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.