Misioni i Bashkimit Evropian për polici dhe drejtësi, EULEX e konsideron akoma të brishtë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Zyrtarët e këtij misioni numërojnë disa arsye për një situatë të këtillë, derisa përfaqësuesit e institucioneve kosovare thonë se problemi kryesor është mungesa e mbështetjes financiare.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë konsiderohet edhe më tej si sistem i brishtë shikuar nga shumë aspekte nga mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë.
Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit-EULEX, i cili ka filluar punën në vend që nga dhjetori i vitit 2008, e cilëson sektorin kosovar të drejtësisë si një ndër fushat akoma problematike në rrafshin e përgjithshëm të zhvillimeve në Kosovë. Zëdhënësja e komponentës së drejtësisë në EULEX, Kristina Herodes, përmend disa nga problemet e sistemit të drejtësisë të cilat EULEX-i i ka konsideruar si sfidues për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovar.
“Në Kosovë, sundimi i ligjit po ballafaqohet me një varg problemesh të cilat ndikojnë në administrimin lokal të drejtësisë siç janë për shembull hetimet dhe gjykimet e rasteve të ndryshme, pastaj numri i konsiderueshëm i dosjeve të grumbulluara, mosrespektimi i duhur i të drejtave të të dyshuarve dhe viktimave, kushtet e vështira të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, rreziku i ndërhyrjes së jashtme në punët e tyre, resurset joadekuate dhe të tjera”, thotë Herodes.
Autoritetet kosovare, ndërkaq, vlerësojnë se që nga koha kur kompetencat e shtyllës së parë të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë u kanë kaluar institucioneve kosovare, nuk mund të flitet për ndërhyrje të ekzekutivit dhe legjislativit në sistemin gjyqësor.
Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Halit Muharremi, thekson se problemi kryesor me të cilin vazhdon të ballafaqohet sistemi gjyqësor është mungesa e mbështetjes financiare.
“Problem është çështja tjetër që në mënyrë të tërthortë mund të ketë ndikim negativ në qoftë se gjyqësori nuk mbështetet në mënyrë adekuate qoftë në aspektin e buxhetit, qoftë në aspektin e krijimit të kushteve për punë siç janë godinat e punës dhe pajisjet për sistemin gjyqësor të Kosovës”, shprehet Muharremi.
Nisja e veprimit të misionit EULEX në Kosovë, i cili sipas mandatit mbikëqyrë, këshillon dhe ndihmon institucionet kosovare edhe në sistemin e drejtësisë shumë shpesh është parë si shans për të përmirësuar gjendjen aktuale në këtë fushë. Zëdhënësja e komponentës së drejtësisë së këtij misioni, Herodes sqaron...
“Tani në fillim të marsit janë më tepër se 50 gjyqtarë de prokurorë të EULEX-it të punësuar në mbarë Kosovën dhe këta janë një burim i rëndësishëm për sistemin lokal të drejtësisë”, u shpreh ajo.
Autoritetet kosovare përmendin dhe korrupsionin si dukuri të pranishme në qarqet e sistemit të drejtësisë kosovare. Ndërkaq, kohë më parë, Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe i Prokurorisë ka lansuar fazën preliminare të riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Kosovë, proces ky i cili sipas Muharremit vë në pah dhe eliminon shumë gabime, përfshirë korrupsionin, në sektorin e drejtësisë.
“Një punë e madhe dhe e mirë pritet pikërisht nga procesi i riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili ka filluar më 13 shkurt të këtij viti dhe i cili do të zhvillohet në tri faza”, konsideron Muharremi.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë në qendër të kritikave po ashtu të organizatave të ndryshme ndërkombëtare siç janë Human Rights Watch .Problemet në këtë fushë janë përmendur dhe në raportet e fundit për Kosovën të Komisionit Evropian si dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.