KS-ja dështon rreth Sudanit

Këshilli i Sigurimit nuk ka arritur një marrëveshje për hartimin e një deklarate të përbashkët lidhur me dëbimin e organizatave humanitare nga Darfuri.

Kina, një nga aleatët e Sudanit ka kundërshtuar deklaratën, që kërkonte nga Kartumi të anullonte vendimin.

Sudani ka urdhëruar largimin e 13 organizatave humanitare ndërkombëtare nga Darfuri në përgjigje të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Omar al Bashir.