Zëdhënsi i zëvendëspresidentit të Dumës ruse është gjetur i vdekur në banesën e tij në Moskë, me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë të ftohta, transmeton agjencia Interfaks kumtesën e policisë. Sipas njoftimeve, Aleksej Belajev ishte gjetur i vdekur nga policia, pasi nuk ishte paraqitur në punë, ku duhej të sillte disa dokumente të rëndësishme. Nuk janë dhënë hollësi se për çfarë dokumentesh bëhej fjalë.