Clinton: Të angazhuar për shtetin palestinez

Udhëheqësit palestinez kanë kërkuar nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton që të ushtrojë presion ndaj Izraelit në mënyrë që të pezullohen ndërtimet e kolonive hebreje.

Bëhet fjalë për kolonitë hebreje në Bregun Perëndimor si dhe heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Clinton, e cila po zhvillon të parin udhëtim në rajon si shefe e diplomacisë amerikane, është takuar me presidentin Mahmud Abbas dhe kryeministrin Salam Fajad.

Clinton theksoi se SHBA-të janë të angazhuara për krijimin e një shteti palestinez në paqe me atë izraelit.