Kina rrit buxhetin ushtarak për 14.9%

Kina tha se planifikon të rritë këtë vit shpenzimet ushtarake për 14.9%.

Zëdhënësi i parlamentit e quajti rritjen "modeste", krahasuar me rritjen prej 17% në vitin e kaluar.

Zëdhënësi tha se buxheti i ushtrisë do të jetë 1.4% e bruto prodhimit shoqëror.