Clinton takon liderët izraelitë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e ka rikonfirmuar përkushtimin e Uashingtonit për bisedime paqësore dhe krijimin e shtetit palestinez pranë Izraelit për të zgjidhur konflikton izraelito-palestinez.

Në vizitën e parë të saj në Izrael, kryediplomatja amerikane i bëri këto komente para takimit me Benjamin Netanyahu, liderin e partisë së djathtë Likud, i cili është zgjedhur të formojë qeverinë e re.

Clinton gjithashtu e riafirmoi përkrahjen e Uashingtonit për presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, me të cilin do të takohet të mërkurën në Bregun Perëndimor.