Serbia i kërkon Shqipërisë t'i hetojë të zhdukurit

Serbia do t'i kërkojë Shqipërisë që t'i hetojë pohimet se disa serbë, të cilët u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë, mund të jenë vrarë për organet e tyre, tha prokurori serb për krime lufte.

Vladimir Vukçeviq tha se hetuesit serbë kanë prova të reja se rreth 300 serbë janë rrëmbyer në Kosovë gjatë luftës 1998-99, dhe disa prej tyre janë bërë viktima të trafikimit ndërkombëtar të organeve.

Zyra e prokurorisë së përgjithshme në Tiranë nuk tha nëse do t'i rihapë hetimet pas kërkesës serbe.

Çdo kërkesë "do shqyrtohet në vijë me legjislacionin shqiptar", tha zëdhënësja e prokurorisë, Holta Zhiti.