Opozita në Prishtinë tërheq vërejtjen se grevat dhe pakënaqësitë e vazhdueshme të punëtorëve dhe kategorive të caktuara të shoqërisë, mund të prodhojnë efekte në gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Mirëpo, partia në pushtet, PDK-ja, mendon ndryshe.
Partitë politike në Kosovë ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me refleksionet që mund t’i kenë në stabilitetin e përgjithshëm në Kosovë pakënaqësitë dhe paralajmërimet e sindikatave të punëtorëve për greva në sektorë të ndryshëm.
Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila udhëheqë me qeverinë dhe ka shumicën në Kuvend, pakënaqësitë do të zgjidhen përmes komunikimit ndërmjet qeverisë dhe punëtorëve, për opozitën, këto pakënaqësi vlerësohet se mund të ndikojnë në një përkeqësim të madh të gjendjes në Kosovë.
Mirëpo, sipas Blerand Stavilecit, zëdhënës i PDK-së, pakënaqësitë e shprehura të punëtorëve, nuk do të përfundojnë me tensione, pasi që qeveria është në proces të zgjidhjes së këtyre problemeve, në bashkëpunim dhe dialogim me sindikatat. Përderisa ka një komunikim të tillë, Stavileci nuk beson se ka rrezik për një krizë të përgjithshme dhe greva masive.
“Deri në momentin që ekziston vullneti i mirë nga të gjitha palët për ta rregulluar një situatë e cila ndoshta momentalisht ka shfaqur në sipërfaqe disa pakënaqësi, megjithatë mendojmë se vullneti i mirë dhe gatishmëria e palëve për ti zgjidhur problemet nuk lejojnë që të përkeqësohet gjendja”, thotë Stavileci.
Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu parti në pushtet, nuk paraqet asnjë qëndrim rreth implikimeve të grevave. Në anën tjetër, opozita vlerëson se qeveria ka neglizhuar kërkesat dhe pakënaqësitë e shprehura nga sindikatat dhe punëtorët.
Ibrahim Makolli, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re rikujton se tash kur statusi i Kosovës është i zgjidhur, qeveria nuk mund të fshihet më pas çështjeve politike dhe statusit, pasi që kërkesat e qytetarëve do të orientohen në vazhdimësi në kushtet e jetesës, pagave dhe çështjet sociale.
“Tashmë ekziston një rrezik që nga i gjithë ky akumulim që ka ndodhë, ekziston rreziku i shpërthimit të krizave të brendshme të cilat seriozisht do ta destabilizojnë jo vetëm qeverisjen në vend, por do ti destabilizojnë të gjitha proceset e filluara në Kosovë dhe këtë duhet ta kenë parasysh institucionet e vendit”, deklaron Makolli.
Pakënaqësitë dhe grevat, sipas anëtari të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi i pasojnë premtimet e parealizuara të qeverisë për rritje të pagave. Arifi vlerëson se premtime pa mbulesë, qeveria ka dhënë në vazhdimësi dhe se tash punëtorët do të kërkojnë që mjetet e premtuara edhe ti marrin, marrë parasysh ndikimeve që ka pasur edhe në Kosovë kriza globale financiare, përderisa pagat kanë mbetur në nivelin e para disa viteve.
“Sa janë brengosëse paralajmërimet për grevë, aq është brengosëse qasja e qeverisë ndaj këtyre grevave. Janë dy mënyra në të cilat u përgjigjet qeveria, ose në premtime sikurse në ato parazgjedhore të cilat as nuk mundet dhe as nuk e ka ndërmend ti realizoj dhe e dyta është injorimi total që po e shohim tash”, thekson Arifi.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulëzim Zeneli thotë se pakënaqësitë në Kosovë janë akumuluar për një kohë të gjatë, qoftë në shëndetësi, arsim apo edhe në sektorë tjerë, siç janë së fundit edhe paralajmërimet për greva në ndërmarrjet tjera publike. Zeneli nuk e përjashton si mundësi edhe shpërthimin e pakënaqësive, që sipas tij, mund të reflektojnë në stabilitetin e tërësishëm në Kosovë.
“Në qoftë se injorohen kërkesat në vazhdimësi siç e ka zgjedhur këtë rrugë qeveria e Kosovës, atëherë kjo mund të shpërthej në shumë segmente dhe mund të ketë pasoja për stabilitetin e vendit por edhe gjendjen e sigurisë dhe të mos harrojmë se kjo është një gjendje e padurueshme për një pjesë të theksuar të shoqërisë”, pohon Zeneli.
Ndryshe, pas shëndetësisë, sektor ky ku vazhdon greva, paralajmërime të ngjashme ka edhe në sektorin e energjetikës, si dhe ka protesta të vazhdueshme të punëtorëve nga ndërmarrjet e privatizuara. Analistët patën paralajmëruar për një gjendje të tillë marrë parasysh trendet e vazhdueshme të ngritjes së çmimeve dhe pagave statike në anën tjetër. Kurse problem më vete, sipas tyre mund të paraqes edhe papunësia e madhe.