Brown: Marrëveshje globale për krizën

Kryeministri britanik Gordon Brown synon të arrijë me presidentin amerikan Barack Obama një "marrëveshje globale të re", që do ndihmonte rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Brown takohet të martën me Obaman në Shtëpinë e Bardhë, duke qenë kështu i pari udhëheqës evropian që takohet me presidentin e ri amerikan.

"Nuk besoj se ka ndonjë sfidë aq të madhe që mund të mos tejkalohet nga Amerika, Britania dhe bota nëse punjmë së bashku", tha Brown.
Brown do të jetë më 2 prill mikpritësi i takimit të G20, ku do diskutohet kriza globale.