Administrata e presidentit Barack Obama, thotë se nuk do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për racizëm, nëse nuk ndryshohen referencat për Izraelin dhe për shpifjet ndaj religjionit.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane janë nën presionin e Izraelit, që të mos marrin pjesë në tubimin e këtij viti.
Në tubimin e vitit 2001, që ishte Konferenca e parë e këtij lloji, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, u larguan nga tubimi për shkak të përpjekjeve për krahasimin e sionizmit, që ishte lëvizje për krijimin e shtetit izraelit, me racizmin.
Njëherësh, Uashingtoni, poashtu, ka paralajmëruar se do të marrë pjesë si vëzhgues në takimet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Ky Këshill ishte kritikuar nga administrata Bush për deklarata anti izraelite dhe për dështim që të vepronte ndaj abuzimeve në Sudan dhe në vendet e tjera.