DASH: Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në botë

Departamenti i Shtetit sot e ka bërë publik raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.

Departamenti tha se dosja e Koresë së Veriut është përkeqësuar në 2008, me vrasjet arbitrare që besohet ti kenë kryer autoritetet.

Raporti thotë se gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë "e mjerë dhe është përkeqësuar në disa fusha".
Raporti gjithashtu thotë se të drejtat civile në Rusi janë nëpërkëmbur.

Gjenrja e të drejtrave të njeriut është kritikuar edhe në Afganistan, Iran, Irak dhe Pakistan.

Raporti i shqyrton të drejtat e njeriut në më shumë se 190 vende të botës.

Në parathënin e raportit, Shtetet e Bashkuara zotohen se do t'ua vënë veshin shqetësimeve ndërkombëtare për drejtat e njeriut në SHBA.