Militantët talebanë kanë rrëmbyer një administrator të lartë të qeverisë dhe gjashtë rojet e tij në luginën e trazuar Swat në veriperëndim të Pakistanit.
Zëdhënësi i talebanëve në Swat, Muslim Khan, e ka pohuar përgjegjësinë për rrëmbimin e administratorit Khushal Khan, me të cilin tha ai, "do t'i diskutojmë disa çështje".
Në 16 shkurt, autoritetet e Pakistanit arritën një marrëveshje me islamistët për të vendosur ligjin islamik të sheriatit në Swat, ku ushtria pakistaneze është përpjekur që t'a shtypë kryengritjen talebane.
Të shtunën, zyrtarët thanë se qeveria dhe militantët janë dakorduar për "armëpushim të përhershëm", por një komandant i talebanëve tha se armëpushimi do të rishqyrtohet pas 10 ditëve, respektivisht në 25 shkurt.