Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hop Scefer, ka shprehur shqetësimin për shkak të kontestit kufitar midis Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe i ka bërë thirrje Lubjanës zyrtare që të mundësojë që Kroacia bashkë me Shqipërinë të bëhen anëtare të Aleancës në samitin e muajit prill në Strasburg dhe në Kell. Sekretari NATO–s ka tërhequr vërejtjen se nuk duhet lidhur kontestet që cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me çështjen e anëtarësimit në NATO, duke vënë në pah se Sllovenia është shtet demokratik.
Në ditën e dytë dhe të fundit të minisamitit joformal të NATO-s pjesëmarrsit janë fokusuar në çështjet e strategjisë së re të Aleancës. Midis tjerash është diskutuar edhe çështja që krahas forcave për reagim të shpejt të krijohen edhe trupat për intervenim në hapësirat e shteteve anëtare të NATO-s.