Shefi i administratës së OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, pritet të udhëtojë në Beograd në fund të javës, për t'i biseduar me zyrtarë të shtetit serb çështjet teknike që dalin nga raporti i fundit i kreut të OKB-së, si policia, doganat, gjyqësia e tjera.
Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë duket se po vazhdon përpjekjet për diskutimet mbi planin 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, planifikon të udhëtojë në fund të kësaj jave në Beograd, për t'i diskutuar me krerët e shtetit serb çështjet akoma të pazgjidhura të raportit të fundit të Ban Ki Moonit.
Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, Alexander Ivanko, takimi me zyrtarët shtetërorë serbë do të hyjë në kuadër të takimeve që diplomati italian është duke i zhvilluar për përgatitjet rreth seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që pritet të mbahet në fillim të muajit mars.
"Ai planifikon që në fund të kësaj jave të udhëtojë për në Beograd, për t'u takuar me zyrtarë të Qeverisë serbe, përfshirë ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, dhe ministrin Bogdanoviq. Pas vizitës së tij në Bruksel dhe takimeve që ai do të zhvillojë me përfaqësues të Bashkimit Evropian atje, ai pritet t'i bëjë përgatitjet për seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e cila është shtyrë deri kah fillimi i muajit mars", tha Ivanko.
Derisa Beogradi ka shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar me përfaqësues të OKB-së rreth 6 çështjeve, siç janë policia, doganat, gjyqësia etj., Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Ndërsa Zannier, sipas zyrtarëve të UNMIK-ut, do të vazhdojë t'i zhvillojë konsultat me përfaqësues të shtetit serb për këto çështje.
"Ai do t'i ngrejë çështjet që lidhen me raportin e fundit të Sekretarit Gjeneral të OKB-së, ku përmenden një mori çështjesh, për të cilat ka nevojë të ketë bisedime në nivelin teknik. Pra, pritet që këto gjëra ai t'i diskutojë në Beograd", theksoi Ivanko.
UNMIK-u tanimë ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur një rol ndihmues në bisedimet në nivelin teknik Prishtinë-Beograd, por zyrtarë të këtij misioni kishin thënë se UNMIK-u nuk pretendon që të jetë faktori kryesor në këto bisedime.
Përfaqësues të misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërkohë, ishin shprehur të gatshëm t'i ndihmojnë palët e përfshira në këto diskutime. Zëdhënësja e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Julia Rueter, mendon se takimet direkte ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, do të ishin më të dobishme për të dyja palët.
"Bashkimi Evropian, në përputhje me linjat për perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor, po bën përpjekje në drejtim të zhvillimit të kontakteve direkte në nivelin teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për një sërë çështjesh teknike - diskutimet mbi të cilat do të ishin në interes të të dyja palëve. Pieter Feith, si Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, së bashku me disa përfaqësues të prezencës ndërkombëtare në Kosovë janë të gatshëm të ndihmojnë këtë proces", tha Rueter.
Administrata e OKB-së në Kosovë, kohë më parë, kishte organizuar një takim në Prishtinë në nivel ekspertësh për të diskutuar për trashëgiminë kulturore, çështje kjo e cila ceket dhe në dokumentin 6-pikësh të Ban Ki Moonit. Mirëpo, në këtë takim, përveç ekspertëve të OKB-së, nuk morën pjesë as përfaqësuesit e Qeverisë serbe dhe as ata të ekzekutivit kosovar.