Dhoma e Ulët e parlamentit të Çekisë e filloi sesionin për ta diskutuar votimin e shumëpritur të Traktatit të Lisbonës, i cili do të reformojë Bashkimin Evropian.
Republika e Çekisë është vendi i vetëm në unionin 27-anëtarësh, e cila duhet të përcaktojë nëse për dokumentin do të vendoset në parlament apo me referendum.
Për miratimin e traktatit nevoitet mbështetja e 3/5 nga 200 ulëset.
Nëse miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit, traktati duhet të nënshkruhet nga euroskeptiku, presidenti Vaclav Klaus, i cili ka thënë se do ta shtyjë nënshkrimin sa më shumë të jetë e mundur.
Traktati i Lisbonës u hodh poshtë nga votuesit në Irlandë, por qeveria në Dublin është zotuar të mbajë referendum të ri në nëntor.
Traktati hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.