Fjalimi i nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në Mynih, i pari fjalim i rëndësishëm për politikën e jashtme i administratës Obama, ishte ngjarja që tërhoqi më së shumti vëmendjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Fjalimi i Bidenit ishte pritur me interes të jashtëzakonshëm, pasi shumëkush donte të lexonte strategjinë e politikës së jashtme amerikane nën drejtimin presidentit të ri.
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rusisë apo Iranit, ishin mbledhur të dëgjonin fjalimin e nënpresidentit amerikan, në pritje ndoshta të një ndryshimi në politikën e jashtme, që do të mund të ishte më i madhi që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por, shumica e tyre u larguan nga Mynihu të zhgënjyer.
Shtetet e Bashkuara duket se e pranojnë faktin se ekzistojnë një mori qëndrimesh në botë për probleme të caktuara, por nuk janë ende të gatshme ta bëjnë veten pjesë të një bote shumëpolare.
Në rastin më të mirë, qasja amerikane ndaj Francës mund të përshkruhet jo fort e ngrohtë. Nëse presidenti francez Sarkozy tha se bota sot është relativizuar si pasojë e rritjes së fuqisë së shteteve të ndryshme, në pjesë të ndryshme të botës, Biden theksoi se një relativizim i tillë mund të jetë shkaktuar vetëm nga fenomene si sëmundjet, varfëria e terrorizmi dhe jo nga qeveri të tjera.
E duket se nuk përfundoi këtu. Duke përdorur humorin, Biden iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Sarkozys se e kishte para fjalimin që do të mbante Biden në Mynih, përpara se të bëhej publik.
"E derisa ne nisim këtë projekt të rinovuar, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate mirëpresin ngrohtësisht vendimin e Francës për të bashkëpunuar plotësisht me strukturat e NATO-s. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore që zoti President e pa fjalimin tim paraprakisht. Dhe, supozohej se ju duhet të thoshit fjalë të mira për fjalimin zoti President", tha Biden, për të shtuar se kjo ishte shaka.
Deri në një farë mase fjalimi i Bidenit u pa si përpjekje për të zhvlerësuar Francën dhe Gjermaninë, krerët e të cilave gjatë muajve të fundit janë përpjekur të punojnë për kalimin e një pjese të përgjegjësive të sigurisë nga Uashingtoni drejt Evropës.
Berlini dhe Parisi janë përpjekur së fundi që të forcojnë shtyllën evropiane brenda NATO-s. Të dyja kryeqytetet janë edhe kundër hyrjes së Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, derisa përpiqen që t’i adresojnë shqetësimet e Rusisë.
"Rusia, padyshim, është pjesë integrale e përpjekjeve për kontrollin e armëve në mesin e Moskës e Uashingtonit. Nga ana tjetër, Rusia, parë nga këndvështrimi i interesave evropiane, është pjesë e Evropës, ndaj raportet tona kanë rëndësi të jashtëzakonshme", tha kancelarja gjermane, Merkel.
Gjermania është e gatshme ta studiojë propozimin rus për një strukturë të re sigurie evropiane.
Për presidentin francez, Sarkozy, rëndësia e Rusisë qëndron në faktin se rritja e fuqisë së saj, ashtu si rritja e peshës së Kinës dhe Indisë, forcojnë argumentin francez për një botë shumëpolare. Madje, Sarkozy shkoi dhe më tej në mbrojtje të Moskës.
"Nuk besoj se Rusia e sotme paraqet kërcënim ushtarak, as për BE-në, as për NATO-n".
Një tjetër element që u vu re në Konferencën e Mynihut dhe në debatin për një botë shumëpolare, ishte një tërheqje e Britanisë apo vendeve të Evropës Lindore tashmë anëtare të NATO-s.