Medvedev: Kriza mund të sjellë trazira

Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev u bëri thirrje organizatave të sigurisë në vend që të jenë të gatshme për t'u përballur me çfarëdo trazire që mund të lindë nga kriza ekonomike.

Në një takim me krerët e shërbimeve të sigurisë, ai i theksoi problemet e papunësisë dhe çështjet sociale.

Medvedev tha se forcat e sigurisë duhet të bëjnë më shumë për ta luftuar krimin e kryer nga punëtorët ilegalë nga vendet fqinje.

Medvedev gjithashtu paralajmëroi se Rusia përballet me "kërcënim sistematik" nga ekstremizmi, me ç'rast iu referua dhunës së vazhdueshme në Kaukaz.