Spanja sërish refuzon të njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, ka refuzuar thirrjen e Parlamentit Evropian që pavarësia e Kosovës të njihet nga gjitha vendet e BE-së. "Ne rrespektojmë të gjitha rezolutat e Parlamentit Evropian por qeveritë kanë opinionet e tyre" tha Moratinos duke shtuar se shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.