Obama kufizon pagat

Presidenti Barak Obama pritet të bëjë njoftimin e kufizimeve të reja në pagat e drejtuesve të bankave dhe kompanive tjera që pranojnë ndihma financiare nga ana e qeverisë. Kufizimi do të jetë 500 mijë dollarë në vit. Javën e kaluar Obama tha se krerët e bankave duhet të kenë turp për pagesat që i bënë vetit në shumën miliarda dollarësh në kohën e krizës financiare.