Vendet perëndimore kanë përshëndetur zgjedhjet në Irak, duke i vlerësuar si sukses për demokracinë e re në këtë vend.
Ministria e Jashtme e Francës tha se ishte "veçanërisht e kënaqur" se të gjitha pjesët e popullatës morën pjesë në zgjedhjet e së shtunës, pasi zgjedhjet e vitit 2005 ishin bojkotuar nga shumica e arabëve sunitë.
Kryeministri britanik, Gordon Brown, i lavdëroi irakianët për "guxim ndaj kërcënimit për keqtrajtim".
Dje presidenti amerikan, Barack Obama, i përgëzoi zgjedhjet në Irak si "një hap përpara" për të ardhmen e këtij vendi.
Nga ana tjetër, dalja në zgjedhje ishte më e ulët se sa që pritej.
Disa të dhëna për zgjedhje i paraqiti kryetari i Komisionit Zgjedhor, Faraj al-Haider:
- Numri i zgjedhësve me të drejtë vote – më se 14 milionë. Numri i votuesve që morën pjesë në zgjedhje – 7.5 milionë. Dalja në zgjedhje – përafërsisht 51%. Në fund të javës do të shpallen rezultatet preliminare. Rezultatet finale do të shpallen brenda dy javësh, tha al Haideri.