Presidenti Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë në një "moment të rrezikshëm" dhe kanë nevojë për aksion të shpejtë dhe të vendosur.
Vërejtjet u bënë para votimit kyç në Dhomën Përfaqësuese të planit të tij 825 miliard dollarësh për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Obama vuri në dukje se plani synon stimulimin e menjëhershëm të ekonomisë.
"Shumica e parave që po investojmë si pjesë e këtij plani do të fillojnë të qarkullojnë menjëherë dhe do të shkojnë për hapjen e punëve, si dhe gjenerimin apo ruajtjen e tre deri katër milionë vendeve të reja pune. Pjesa më e madhe e këtyre punëve do të krijohen në sektorin privat", tha Obama.
Nëqoftëse kalon në Dhomën Përfaqësuese, ashtu siç pritet, plani do të shkojë për miratim në Senat.
Ligjvënësit republikanë janë tejet të zëshëm në kundërshtimin e ligjit, duke thënë se është tepër i shtrenjtë dhe jofunksional.