Irakianët sot i filluan votimet në shkallën e parë të zgjedhjeve në vendore. Votat do të mund t'i hedhin më shumë se 600 mijë policë, ushtarë, pacientë në spitale dhe të burgosur.
Të shtunën më 31 janar zgjedhjet do të mbahen në 14 nga 18 provincat irakiane.
Më vonë, zgjedhjet do të mbahen edhe në tre provincat kurde, ndërsa në provincën fqinje Kirkuk votimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Zgjedhjet shihen nga Uashingtoni dhe Bagdadi si hap kyç për stabilizimin e sigurisë, në kohën kur trupat e Shteteve të Bashkuara përgatiten që të fillojnë tërheqjen, e cila duhet të përfundojë në 31 dhjetor, 2011.
Rreth 15 milionë qytetarë me të drejtë vote do mund të votojnë për të zgjedhur 440 përfaqësuesit e tyre.