Analistët kosovarë për çështje politike konsiderojnë se Prishtina zyrtare nuk mund të anashkalojë bisedimet teknike me Beogradin. Por, ata shfaqin drojën se këto bisedime mund të politizohen dhe të përfundojnë pa ndonjë rezultat, siç kanë ndodhur edhe me bisedimet e mëhershme teknike.
Prishtina zyrtare heziton që të nisë bisedimet teknike me Beogradin, të cilat i parasheh plani gjashtë pikësh i Ban ki Moonit, ndërkohë që në vënien e kontakteve mes dy kryeqyteteve ka ofruar ndihmë edhe Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të tij në Kosovë Pieter Feith.
Por, sa gjatë mund të shtyhen këto bisedime dhe a mund të anashkalohen tërësisht?
Analisti për çështje politike Ismail Hasani konsideron se qëndrimi aktual refuzues i Prishtinës me kohë do të zbutet.
"Unë mendoj se insistimi për "Jo" të fortë i Prishtinës apo i cilësdo palë në kontekstin e nevojës së dialogut në Evropën Juglindore është diçka i kotë. Prishtina dhe Beogradi, përkatësisht Kosova dhe Serbia është e nevojshme, që të respektojnë gjeografinë, fqinjësinë dhe të mos u thonë asnjëherë "Jo" bisedimeve të natyrës teknike, që janë të lidhura me problemet e domosdoshme, problemet jetike, me të cilat përballen njerëzit e të dy shteteve, të Kosovës dhe të Serbisë", tha Hasani.
Por, analisti tjetër politik Driton Lajçi mendon se për Prishtinën nuk është momenti i favorshëm që tani të hyjë në bisedime teknike me Beogradin.
"Për Prishtinën është moment mjaft i disfavorshëm, sepse ajo pas shpalljes së pavarësisë, dëshiron që të prezantohet si shtet, ta konsiderojë si fqinj zyrtar, formal Serbinë dhe të bisedojnë si dy shtete të pavarura. Ndërsa, Beogradi zyrtar dëshiron që këto bisedime teknike t'i zhvendosë në taborin e bisedimeve politike për statusin politik të Kosovës dhe këto janë dallime të mëdha, të cilat do kenë pasojë shtyerjen dhe zhagitjen e bisedimeve teknike mes Prishtinës e Beogradit", tha Lajçi.
Tash një kohë është paralajmëruar fillimi i bisedimeve bazuar në planin 6 pikësh për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare të hartuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Ky plan parasheh aranzhime të reja për doganat, policinë, drejtësinë, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe dhe administrimin e vijës kufitare.
Driton Lajçi konsideron se para se të hapen bisedimet për këto çështje, Prishtina duhet të caktojë disa kushte.
"Një prej kushteve kryesore, që ata do të duhej ta theksonin qartë është se këto bisedime nuk janë politike dhe nuk janë bisedime për status politik dhe për këtë çështje Prishtina duhet të kërkojë që të deklarohet vetë Beogradi zyrtar. Ky është një nga kushtet, që po e përgatit Beogradi zyrtar, pra se këto janë bisedime politike", u shpreh Lajçi.
Megjithatë, ka shumë probleme, që nuk janë të përfshira në planin e Ban Ki Moonit, derisa zgjidhja e tyre, sipas analistëve kosovarë është në interes të qytetarëve të të dy etnive. Ismail Hasani jep më shumë hollësi.
"Ne jemi shumë vonë sa u takon këtyre bisedimeve, për faktin se afërsisht dy mijë të pagjetur na figurojnë si barrë, që bjen jo vetëm mbi supet e familjarëve fatkeq, të cilët që janë në kërkim të këtyre njerëzve, por edhe gjithë Kosovës. Ka edhe probleme tjera të natyrës teknike, që po ashtu po zhagiten. Dhe këto zhagitje mbase mund t'i atribuohen edhe jokorrektësisë së lidershipit, qoftë në Beograd, qoftë në Prishtinë", tha Hasani.
Ende nuk dihet agjenda e këtyre bisedimeve, sikur që nuk është e qartë se kush do t'i organizojë apo kush do të ndërmjetësojë - OKB si deri më tash apo misioni i BE-së në Kosovë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë theksuar disa herë se bisedimet nuk mund të zhvillohen mbi temat që shkelin Kushtetutën e Kosovës apo çfarëdo çështje që mund ta cenojë sovranitetin e shtetit.