Përfaqësuesit e NATO-s dhe të Rusisë janë takuar sot në Bruksel, në takimin e parë të këtij lloji prej se aleanca veriatlantike i pezulloi samitet e nivelit të lartë me Moskën, në shenjë protesti për atë që Brukseli e vlerëson si përdorim "jo proporcional" të forcës gjatë luftës me Gjeorgjinë në gusht të vitit të kaluar.
Para dy ditësh, përfaqësuesi i Rusisë në Bruksel, Dmitry Rogozin, vlerësoi se në raportet NATO - Rusi "është thyer akulli".
Këtij relaksimi të raporteve i kontribuoi edhe deklarata e presidentit Dmitry Medvedev, se Rusia është e gatshme të bashkëpunoj me NATO-n në sigurimin e korridoreve të furnizimit për forcat e NATO-s në Afganistan.