Egjipti dhe Hamasi diskutuan për paqe

Delegacioni i Hamasit sot është takuar me zyrtarin e lartë të Egjiptit për siguri, Omar Suleiman, në përpjekje për të siguruar armëpushim të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.

Negociatat, që ishin mbajtur me dyer të mbyllura, u bënë vetëm disa ditë pasi negociatori izraelit, Amos Gilad, ishte në Kajro për bisedime në po këtë temë.

Izraeli e përfundoi operacionin e tij ushtarak në Rripin e Gazës më 18 janar, ndërsa Hamasi shpalli armëpushim disa orë më vonë. Ende nuk është arritur marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm, pasi të dy palët armëpushimin e kanë shpallur ndaras.