Bashkimi Evropian ka kërkuar që fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, të ndërmjetësoj në konstestin kufitar ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë.
Për shkak të këtij kontesti, Sllovenia i ka bllokuar përpjekjet e Kroacisë për anëtarësim në BE.
Komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn, ka kërkuar nga Martti Ahtisaari, për ta kryesuar "grupin e lartë të ekspertëve", që do të merret me çështjen e kontestit kufitar ndërmjet Kroacisë e Sllovenisë, tha sot Krisztina Nagy, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Martti Ahtisaari kishte përpiluar planin mbi të cilin u shpall pavarësia e Kosovës.