Presidenti amerikan, Barack Obama, e bëri betimin presidencial për herë të dytë. Kjo u bë për shkak të një gabimi gjatë betimit ditën e martë.
"Unë, Barack Hussein Obama, solemnisht betohem se me besnikëri do ta ushtroj zyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe me të gjitha mundësitë që kam do ta ruaj, ta siguroj dhe ta mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Zoti më ndihmoftë", tha Obama.
Procedurën e betimit të sërishëm e drejtoi kreu i Gjykatës Supreme, John Roberts.
Në këtë procedurë ishin të pranishëm edhe gazetarët.