Ushtria izraelite tha se ka tërhequr ushtarët e fundit nga Rripi i gazës. Tërheqja filloi të dielen pasi Izraeli njoftoi për armëpushimin e njëanshëm duke i dhënë fund operacioneve tri javëshe kundër lëvizjes islamike Hamas. Më shumë se 1 mijë e 300 palestinezë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gaza. 13 izraelitë humbën jetën nga sulmet me raketa të Hamasit. Ushtria tha se pjesëtarët e saj janë tërhequr nga Gaza dhe se janë të përgatitur për çfarëdo situate.