Gates ndjek ceremoninë nga një vend i sigurtë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates do ta ndjekë ceremoninë e betimit të Barack Obamas në postin e presidentit në një vendndodhje sekrete. Në rast të ndonjë katastrofe apo sulmi terrorist Gates do të marrë përgjegjësitë për drejtimin e shtetit.

Në ceremoninë e nesërme do të marrë pjesë dhe presidenti në largim George Bush dhe bashkëpunëtorët e Bushit dhe Obamas.

Është praktikë e zakonshme që në ngjarje të mëdha të sigurohet që së paku një prej zyrtarëve të lartë të shtetit të jetë në vend të sigurt. Kjo është masë mbrojtëse paraprake në rast të ndonjë tragjedie.