Medvedev: Ende nuk ka zgjidhje për gazin

Duke folur pas një samiti ndërkombëtar për krizën e gazit në Moskë, presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka sinjalizuar se ende nuk është arritur zgjidhje, por ai shprehu dëshirën e tij që "brenda disa ditësh", Evropa përsëri të furnizohet me gazin rus.

Në këtë samit mori pjesë edhe kryeministrja e Ukrainës, Yylia Tymoshenko, e cila poshtu është takuar edhe me kryeministrin rus, Vlladimir Putin.

Ky ishte kontakti i parë i nivelit të lartë ndërmjet qeverisë së Rusisë dhe asaj të Ukrainës, prej se ka filluar kriza e furnizimit me gaz. Takimi Putin – Tymoshenko pritej të vazhdoj edhe më vonë gjatë ditës.