Turqi: Katër oficerë ushtarakë akuzohen për komplot

Raportohet se autoritetet në Turqi kanë akuzuar katër oficerë të lartë ushtarakë për anëtarësim në një organizatë terroriste dhe është urdhëruar arrestimi i tyre, derisa të mbahet procesi gjyqësor.

Mediat shtetërore kanë raportuar se këta katër vetë ishin në mesin e afro 40 vetëve, që u arrestuan këtë javë, në kuadër të hetimeve për një komplot ultranacionalist të dyshuar për përmbysjen e qeverisë aktuale në Turqi.

Aktualisht, kundër 86 vetëve po zhvillohet procesi gjyqësor për dyshime se ata kanë marrë pjesë në komplot.