Pakistan: Vritet shefi i Al Kaidës

Zyrtarë amerikanë të kundërterrorizmit kanë pohuar se shefi i operacioneve të Al Kaidës në Pakistan dhe ndihmësi i tij kryesor janë vrarë. Besohet se ata ishin mes të tjerash përgjegjës për sulmin në hotelin Marriot në Islamabad, shtatorin e shkuar, që la të vdekur 55 veta.

Agjencia Reuters raporton se burimet amerikane kanë pranuar vetëm se të dy drejtuesit e rrjetit terrorist e kanë humbur jetën në Vaziristan, rajon në kufirin pakistanezo-afgan.