Lajmet Lorik Cana pëson lëndime në gjurin e djathtë 7 janar 2009 Mesfushori dhe kapiteni i Olimpik Marsejës, Lorik Cana do të pushojë 10 ditë pas dëmtimeve në gjurin e djathtë, ka njoftuar klubi francez. Prej këtij lëndimi, mesfushori rrezikon të mos luajë në takimin e së shtunës me Okserin.