Bush mbledh Obamën dhe ish-presidentët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush do të organizojë një takim sot me tre ish presidentët dhe atë të zgjedhur Barak Obama. Kjo shënon takimin e parë të të gjithë ish presidentëve që nga viti 1981. Përveq Bushit dhe Obamës prezent do të jenë Jimmy Carter, Xhorxh Bush i vjetër si dhe Bill Klinton. Ky takim bëhet dy javë para marrjes së detyrës nga Barak Obama i cili do të jetë presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara.