Obama: Situata ekonomike po keqësohet

Kongresi i Shteteve të Bashkuara do të diskutojë sot kërkesën e presidentit të zgjedhur Barak Obama për miratimin e planin stimulues të ekonomisë. Obama kërkon një marrëveshje për planin 775 miliard dollarësh me qëllim të ndaljes së recesionit.

Obama deklaroi se ekonomia amerikanë eshte në pozitë të vështirë dhe se situata po bëhet edhe më e keqe.

"Ështe e qartë se duhet të veprojmë shpejt dhe të shkëpusim momentumin e recensionit ose në të kundërtën vitet e ardhshme situata do të keqësohet në mënyrë drastike" ka thënë Obama.