DASH dënon ndalimin e Radios Evropa e Lirë

Departamenti amerikan i Shtetit dhe OSBE-ja e kanë kritikuar vendimin e autoriteteve të Azerbejxhanit për të mos u vazhduar liçencat radio stacioneve ndërkombëtare, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Ndalesa, e cila pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit, do heqë BBC-në, Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë nga frekuencat kombëtare të Azerbejxhanit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se vendimi "do të ishte kthim prapa për lirinë e fjalës dhe reformat e retarduara demokratike në Azerbejxhan".