Zyrtarë të sigurisë në Islamabad thonë se Pakistani sot ka filluar lëvizjen e mijëra trupave kah kufiri me Indinë, një ditë pasi i tërhoqi vërejtjen Indisë se do t'i përgjigjej çfarëdo agresioni ndaj territorit pakistanez.
Ministria e mbrojtjes e Indisë nuk ka bërë komente të menjëhershme. India i ka fajësuar militantët me seli në Pakistan për sulmin vdekjeprurës terrorist, muajin e kaluar, në Mumbai.
Pakistani, aktualisht, ka akuzuar Indinë se aeroplanat e saj luftarak e kanë cenuar hapësirën ajrore pakistaneze. Këtë akuzë India e ka hedhur poshtë.