Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara janë pajtuar për ngritjen e buxhetit dy vjetor të organizatës për shkak të ngritjes së kostos së misioneve të OKB-së. Asambleja Gjenerale arriti konsensus që buxheti të rritet nga 4.17 në 4.86 miliard dollarë. Buxheti i ri përfshin edhe mjetet për misionet e veçanta politike në Irak dhe Afganistan. Buxheti i cili financohet nga 192 vendet anëtare nuk përfshinë edhe shpenzimet për operacionet paqësore.