Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, gjatë një vizite në Kosovë, tha se Serbia do injorojë Kushtetutën dhe Qeverinë e Kosovës dhe se do bashkëpunojë vetëm me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë.
Qeveria e Kosovës thotë se delegacioni serb kishte marrë lejen për vizitë në mënyrë legale nga institucionet kosovare.
Një delegacion i lartë i Qeverisë serbe ka vizituar strukturat paralele serbe në Graçanicë, vetëm disa kilometra larg Prishtinës. Delegacioni shtetëror serb u kryesua nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, i cili gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, inauguroi postën e rinovuar në Graçanicë, për të cilën mësohet se Qeveria serbe ka investuar më se 90 mijë euro.
Ndonëse autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare kishin shpallur të pavlefshme zgjedhjet serbe të 11 majit në Kosovë, përmes të cilave banorët serbë të komunave me shumicë serbe zgjodhën përfaqësuesit e tyre, sforcimi i këtyre strukturave paralele serbe vazhdon të jetë sfidë më vete për të gjitha palët institucionale në Kosovë.
Qëndrimi i Qeverisë serbe karshi institucioneve kosovare ndërkohë duket të jetë shumë i qartë.
"Ne i kemi zgjedhjet tona, i kemi institucionet tona. Gjithë atë që do ta bëjmë në Kosovë, do ta bëjmë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. As Kushtetuta, as Qeveria e Kosovës, për ne nuk janë të pranueshme dhe ne nuk do të bazohemi në qëndrimet dhe deklaratat e tyre", tha ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq.
Bogdanoviq theksoi se Qeveria serbe në agjendën e angazhimeve të saj për javët dhe muajt e ardhshëm, do të ketë edhe vazhdimin e mbështetjes për banorët serbë të Kosovës. Qëllimi kryesor në këtë drejtim, sipas tij, është kthimi i të zhvendosurve serbë nëpër shtëpitë e tyre në Kosovë.
"Ne duhet të ecim lirshëm në tërë territorin e Kosovës, të qarkullojmë lirshëm me tabela të Serbisë dhe natyrisht me tabela, të cilat janë të lejueshme që nga viti 1999. Qëllimi ynë dhe i shtetit të Serbisë është kthimi i të gjithëve, e jo shitja e pronave të serbëve. Në janar do ta kemi strategjinë tonë për kthimin e serbëve në Kosovë”, shtoi ai.
Mohimin e institucioneve kosovare nga ana e shtetit serb e dëshmojnë edhe procedurat që Ministria serbe për Kosovën ka ndjekur për të vizituar Graçanicën. Kërkesa për këtë vizitë i ishte bërë misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili mohon të ketë qenë i angazhuar për sigurimin e delegacionit. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russel Geekie, sqaron:
"Përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd na ka arritur një kërkesë për sigurimin e delegacionit. Sidoqoftë, ju e dini se pjesa më e madhe e funksioneve të UNMIK-ut në fushën e sundimit të ligjit janë transferuar në EULEX", tha Geekie.
Sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, kërkesa e ministrit Bogdanoviq ka shkuar në mënyrë legale përmes Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila këtë kërkesë e ka përcjellë pastaj te Ministria e Punëve të Brendshme.
Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë vazhdojnë të jenë një prej sfidave më të mëdha, me të cilat pritet të përballen jo vetëm institucionet vendore, por edhe ato ndërkombëtare. Zhbërja e tyre është vlerësuar si çelës për integrimin e të gjitha pjesëve të banuara me shumicë serbe në jetën institucionale të Kosovës.