Shefi i diplomacisë së Sllovakisë, Jan Kubish, ka deklaruar se vendi i tij nuk e sheh të nevojshme ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se ky veprim nuk ka lidhje me qëndrimin e Rusisë.
"Sllovakia edhe më tutje nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ndonëse kemi të bëjmë me dy çështje të ndryshme, Rusia ka filluar të shfrytzojë rastin e Kosovës për të arsyetuar qëndrimin e saj ndaj Osetisë Jugore dhe Abhazisë. Për ne integriteti territorial dhe sovraniteti janë të shenjta" ka thënë Jan Kubish në një intervistë për gazetën polake "Zheçpospolita".
Kubish ka demantuar se për shkak të refuzimit të Bratislavës për të njohur Kosovën ai ka humbur shansin për të marrë postin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin.