Erdogan: Nuk do t'u kërkoj falje armenëve

Kryeministri i Turqisë tha se nuk do t'i bashkangjitet grupit të intelektualëve turq, të cilët kërkuan falje në internet për masakrat e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Recep Tayyip Erdogan tha sot se "nëqoftëse ka pasur krim, atëherë duhet të kërkojnë falje ata që i kanë kryer. Populli im, vendi im nuk ka çështje të tillë".

Erdogan tha se kërkim falja e lëshuar të hënën kërcënon t'i dëmtojë marrëdhëniet e përmirësuara ndërmjet dy vendeve, dhe shtoi se ajo nuk është obligative për Turqinë.