Zyrtarët e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara kanë mbajtur sot në Moskë takime për çështjen e mbrojtjes raketore dhe të kontrollit të armatimit.
Zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov dhe nënsekretari amerikan i shtetit për kontroll të armatimit dhe siguri ndërkombëtare, John Rood, i udhëhoqën bisedimet me dyer të mbyllura.
Ishte paraparë që në këto bisedime të shqyrtohej zëvendësimi i marrëveshjes së armatimit bërthamor START-1, e cila skadon vitin e ardhshëm.
Planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, Rusia i konsideron kërcënim për armatimin e saj atomik, ndërsa Uashingtoni këmbëngulë se ky sistem synon mbrojtje ndaj kërcënimit potencial nga Irani.