Bush, vizitë lamtumire Irakut

Presidenti amerikan George Bush zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar lamtumire në Irak.

Presidenti Bush u takua me udhëheqësit irakianë, falenderoi trupat amerikane dhe morri pjesë në një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes së sigurisë Uashington-Bagdad.

Kjo ishte vizita e katërt e Bushit në Irak. Bushi largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar.