Shtetet e Bashkuara mirëpresin zbarkimin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Sean McCormack.
“Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen për EULEX-in dhe janë krenare që do të kontribuojnë me personel në këtë mision”.
“Jemi të përkushtuar në misionin e EULEX-it për të sforcuar institucionet e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën, në të mirë të të gjitha komuniteteve dhe për të promovuar tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.