Federata e Shteteve të Mikronezisë, vend ujdhesash në Oqeanin Paqësor, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, tha ministria e Jashtme në Prishtinë.
"Ambasadori i Mikronezisë në Kombet e Bashkuara Jeem Lippwe, e ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni se Mikronezia e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran", thuhet në komunikatë.
Deri tash, 53 vende anëtare të OKB-së, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të BE-së, e kanë njohur Republikën e Kosovës që nga 17 shkurti, 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.