Kushner: EULEX do të vendoset brenda disa ditësh

Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, ka deklaruar se brenda disa ditëve misioni i EULEX-it do të vendoset në Kosovë, si dhe shfaqi shpresën se atë do ta mirëpresin "miqtë shqiptarë të Kosovës dhe ata serbë".

Ai tha se do të ishte befasi e këndshme nëse EULEX-i do të dislokohej brenda disa ditësh dhe të mos ketë ngjarje të dhunshme.

Kushner ka thënë se ka pasur probleme të mëdha legale për dërgimin e misionit EULEX në Kosovë, kryesisht lidhur me respektimin e Rezolutës 1244 dhe me "nevojën që Bashkimi Evropian të marrë përsipër obligimet për të ardhmen evropiane të rajonit".