Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, tha se i nominuari i tij për postin e këshilltarit për siguri kombëtare, James Jones, "do të sjellë përvojën e shërbimit në uniformë dhe atë të diplomatit".
Gjenerali i pensionuar, James Jones, 64 vjeçar, ishte komandant suprem i NATO-s, ndërsa prej vitit të kaluar ishte këshilltar i administratës së presidentit Bush, për çështje të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Zoti Obama dje, gjatë nominimit të gjeneralit Jones, tha se ai "ka punuar në linjat e para të fronit në situatat globale të jostabilitetit, prej Kosovës e deri tek Iraku verior dhe Afganistani".