Irani, sfida kyçe në politikën e jashtme për Obaman

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama

Për gati tre dekada Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime. A do të ndryshojë kjo situatë me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Barack Obamës?



Gjatë fushatës zgjedhore Obama tha se do të fliste me Iranin pa parakushte, çfarë ishte refuzuar në mënyrë kategorike nga administrata Bush.

Për pasojë analistët mendojnë se se fitorja e Obamas ka krijuar një urë mundësie mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Jo vetëm zyrtarët e Iranit, por edhe personalitete si drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore apo kryeministri i Turqisë janë shprehur optimist për raportet Uashington-Teheran me Obaman në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë ndërprerë në vitin 1979 me marrjen peng të diplomatëve amerikanë në Teheran.

Disa vëzhgues në Teheran thonë se do të jetë e vështirë të demonizohet një president amerikan, emri i dytë i të cilit është Husein, njësoj si nipi i profetit Muhamet, që në persishten e shkruar do të thotë "ai është me ne".

Presidenti i linjës së ashpër Ahmadinexhad madje i ka dërguar letër urimi presidentit të zgjedhur amerikan. Obama ka thënë se do t'i japë "përgjigjen e përshtashme" letrës së Ahmadinexhadit. Ky i fundit kishte bërë të njëjtën gjë me presidentin Bush tetë vite më parë, por nuk morri kurrë përgjigjje.

Patrick Clawson, nga Instituti për politikat në Lindjen e Afërme në Uashington sheh ndryshim toni në Uashington dhe në Teheran.

"Mendoj se udhëheqësit iranianë kanë sugjeruar se ndryshimi më i rëndësishëm që nevojitej ishte ai i tonit. Për këtë do të jetë i interesuar dhe vetë Obama", thotë Clawson.

Profesori i studimeve për Iranin në Universitetin e Standfordit në Shtetet e Bashkuara, Abbas Milani, thotë se Obama e bëri ndryshimin e parë duke shprehur gatishmërinë të bisedojë me Teheranin. Tani i takon Iranit të tregojë se është i gatshëm për bisedime serioze.

"Mendoj se rruga më e mirë do të jetë që personi i ngarkuar me politikën e jashtme iraniane, Ajatullah Khomeini, në vend të sulmeve ndaj SHBA-ve, siç bëri dhe në fjalimin e fundit, duhet të pranojë se Irani po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, me një situatë rajonale gjithashtu kritike dhe me një qeveri të re amerikane, të gatshme për të bsieduar e për të parë nëse iranianët janë të gatshëm për negociata serioze apo jo", thotë Milani.

Khomeini nuk ka reaguar ndaj fitores së Obamas, por menjëherë pas zgjedhjeve amerikane tha se dallimet mes dy vendeve janë shumë të thella. Mosmarrëveshje themelore mbetet programi bërthamor i Iranit.

Por a është i Irani i gatshëm të bisedojë seriozisht?

Një numër ekspertësh janë dyshues. Mes tyre është dhe Gary Samore nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

"Mendoj se Irani do vazhdojë të luajë dhe për një kohë, do vazhdojë programet për pasurimin e uraniumit deri sa të krijojë një nivel substancial në këtë fushë", thotë Samore.

Analistët nuk shohin mundësinë e zhvillimeve të shpejta mes dy vendeve. Eksperti Abbas Milani thotë se po të përdoret si duhet mundësia aktuale "mund të kemi si rezultat atë që aq shumë e dëshirojnë iranianët, demokracinë. Por, demokracinë e krijuar nga vetë iranianët".