Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjera kanë braktisur shtëpitë pas përleshjeve ndërmjet muslimanëve dhe katolikëve në Nigeri. Dhuna e cila ka përfshirë vendin erdhi pas rezultateve të zgjedhjeve në Nigerinë Qëndrore. Të mbijetuarit thonë se rreth 400 trupa njerëzish janë sjellur në xhaminë kryesore të qytetit Jos. Edhe nga ana e katolikëve ka të vdekur por tash për tash nuk janë dhënë detaje. Autoritetet kanë dërguar trupa shtesë në rajon dhe urdhëruan policinë të hap zjarr ndaj secilit që prish orën policore.